Kolegji AAB, marrëveshje me kompaninë shqiptaro-izraelite, “Technology Center of Excellence”

Shqipëria dhe Kosova janë duke investuar ndjeshëm në drejtim teknologjisë së informacionit, zhvillimit të softwareve, sigurinë kibernetike spo shërbimeve të IT gjatë viteve të fundit duke kapur ritmet e shteteve të tjera të rajonit në këtë drejtim.

Të dy shtetet janë kthyer edhe në vende të synuara nga kompanitë më të njohura botërore për të investuar këtu nisur edhe nga fakti se ka të rinj të talentuar si edhe punonjës të aftë për ofrimin e këtyre shërbimeve.

Sëfundmi në Tiranë ka filluar të investojë edhe kompania e njohur izraelite “Gold N Links” përmes kompanisë Technology Center of Excellence.

Kjo është fundit ka nënshkruar një marrëveshje me Kolegjin AAB në Prishtinë me qëllim bashkëpunimi të mëtejshëm me fokus trajnimin e studentëve në studime kibernetike dhe TIK, duke promovuar shkëmbime studentësh për zhvillim institucional.

Marrëveshja u nënshkruar nga Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demhaja, ndërsa në emër të Technology Center of Excellence, firmosi, Roi Matis Shaposhnik, i cili është CEO i “Gold N Links”.

Ndër të tjera marrëveshja përfshinte hartimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, zbatimin e aktiviteteve në ngritjen e kapaciteteve për dy institucionet, por edhe shkëmbimin e përvojës në lidhje me menaxhimin institucional.

Technology Center of Excellence” është certifikuar si e vetmja qendër trajnimi dhe testimi në rajonin e Ballkanit nga Këshilli Ndërkombëtar i Konsulentëve të Tregtisë Elektronike (EC-Council), i cila është një organizatë amerikane që ofron certifikim, edukim, trajnim dhe shërbime të sigurisë kibernetike në nivele të ndryshme.

“Technology Center of Excellence” është një sipërmarrje e përbashkët e kompanisë izraelite GOLD N’LINKS dhe WESTERN BALKANS UNIVERSITY në Tiranë.

Fokusi kryesor i kompanisë është ofrimi i zgjidhjeve të IT-së dhe sigurisë kibernetike, trajnime në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe shërbime dhe produkte të ndryshme në këtë fushë.

Trajnimet që ofrohen nga “Technology Center of Excellence” janë të çertifikuara nga EC-Council, e cila si moto ka thënien, “Hakerat janë aty, po ti ku je?”. Ky institucion amerikan, është më i njohuri në botë për edukimin dhe trajnimin në fushën e sigurisë kibernetike, ndërsa në Ballkan përfaqësohet ekskluzivisht nga “Technology Center of Excellence“. /albeu.com


Shtuar 26.01.2023 13:07