Kolegë dhe miq nderuan gjyqtarin Astrit Kalaja, njeriun që humbi jetën ndërsa jepte drejtësinë (VIDEO)

Lule në vendin ku plumbat vranë gjyqtarin e apelit Astrit Kalaja. Kolegë, qytetarë e miq, nderuan njeriun e drejtësisë, ndërsa theksuan se nën kërcënimet e armëve nuk mund të ketë vendime të pavarura.

Sa i përket konfliktit që solli veprimin esktrem, togat e zeza shprehen se lindi në vitet e para të demokracisë, kur familja Shkambi mori truallin dhe privatizoi objektin, por aty bashkia kishte strehuar mbi 30 familje

Në këtë tavolinë do të duhej të ulej sot gjyqtari Astrit Kalaja.

Kolegët kanë vendosur lule në tryezën që do të trokiste vendimin e fundit, por që u shndërrua në vrasje në sallën e drejtësisë.

Për kryetarin e Unionit të Gjyqtarëve, e hëna shënoi një ngjarje tejet të dhimbshme.

Gert Hoxha, kërkon marrjen e masave, për të lejuar tempullin e drejtësisë të funksionojë.

 


Shtuar 7.10.2025 15:05