Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga arratisja e bujshme e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se ka patur përpjekje të hershme për lirimin e Ndocit.
Lala deklaroi gjithashtu se ai kishte shumë vlerë për organizatën e Franc dhe Hajdar Çopja dhe se komunikimet në SKY ECC, kanë treguar se ishin të shqetësuar për kapjen e Ndocit sepse nuk kishte kush të bënte vrasjet për llogari të tyre.
“Mendoj se arratisja është e mirëmenduar. Nuk mund të bëhet arratisja e një personi të kalibri të tillë. Është konsideruar si krahu i armatosur i organizatës së Franc dhe Hajdar Çopjas. Akuzohet për katër vrasje.
Askush nuk ka dhënë përgjigje se si që nga maji 2020, Altin Ndoci, është izoluar në paraburgimin e Durrësit, që nuk është i sigurisë së lartë, por thuajse të ulët, si kavaleshencë! Nuk ka hetim të thelluar nga prokuroria, të nisur nga 2020, për mënyrën si u vlerësua risku dhe rreziku që ai paraqet. Nuk ka patur vlerësim të vazhdueshëm lidhur me rrezikun që ai paraqiste apo profilin e një personi të bërë nga psikologu, nëse kishte prirje për arratisje.
Për ditën e arratisjes, mendoj nuk është zbatuar protokolli. Së pari, është shoqëruar në spital, dy të paraburgosur me 6 punonjës së policisë së burgjeve. Në protokoll duhen 2-3 për një të paraburgosur, por kur ka akuza të rënda, duhet numër i shtuar, duhet të lëvizë forca elitare e burgjeve dhe të lajmërohet Policia e Shtetit.
Tjetra, në momentin që shkojnë te Policia, si ka mundësi që Policia e Durrësit apo e Shtetit, pavarësisht se në spitalin e Durrësit, ka dy pavioen të përshtatura për të paraburgosurit apo të dënuarit, si ka mundësi që në një spital të shndërruar si paraburgim, si ka mundësi nuk ka patur qoftë edhe një patrullë të vendosur në hyrje-dalje?
Kur Altin Ndoci, arratiset, ai ka bërë ekzaminimet, ka pritur të bëjë ekzaminim për zemrën, ka vajtur në tualet dhe kur ka dalë ka goditur dy punonjës, është larguar dhe makina e priste jashtë. Si nuk pati bllokim tërësor të rrugëve, si nuk u ngrit një dron, kërkim me qen, kontroll me helikopter? Një person i këtij profili, nga organizata më famëkeqe në vend, nuk pati reagim? Si nuk pati reagim për qytetarët shqiptarë? Mund të vihet në dispozicion shumë parash për informacion, të kenë kujdes, të mos hapin derën, e me rradhë. E gjitha nga A te ZH, nuk ka funksionuar.
Altin Ndoci u arrestua në 2020, pas dëshmisë së Klevis Allës, që pretendonte se ishte i përfshirë në dy vrasje. Dëshmia e Klevis Allës u rrëzua pas pendesës së Nuredin Dumani. Ajo që më kë bërë përshtypje, kur janë zbërthyer komunikimet në SKY, rerët e organiztës së Franc dhe Hajdar Çopja, ata shqetësohen sepse e konsideronin njeriun që i mbaron punë, i thonin “kokë çami”, pa qëllim për të ofenduar, ata thoshin “kokë çami” është brenda dhe nuk arrijmë dot të gjejmë vrasës tjetër për të eleminuar kundërshtarët. Përpjekjet për ta liruar kanë qenë të hershme”, tha Lala.
