Kokalari: Më dërgoni adresën e Salianjit, do t’i dërgoj një dhuratë se braktisi Bashën

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pasi deputeti Ervin Salianji, i doli kundër Lulzim Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve vendore të 6 marsit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Kokalari,  ka kërkuar që t’i dërgojnë adresën e Salianjit, që t’i dërgojë një dhuratë, që braktisi Bashën.

“Ju lutem më dërgoni pak adresën e Saljanit se do ti dërgoj një dhuratë me që braktisi Bashën.”- shprehet Kokalari.


Shtuar 12.03.2022 06:59