Kokainë dhe armë zjarri “çifte”, arrestohet zjarrfikësi në Roskovec

Një zjarrfikës është arrestuar në Roskovec, pasi është kapur me 13 doza kokaine në makinë.  Zjarrfikësi 22 vjeçar akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestimi i 22-vjeçarit, me profesion zjarrfikës, u krye pasi gjatë kontrollit të kryer në automjetin “Honda Civic” që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e AMP në banesën e të riut, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Çifte” dhe dy aparatë telefonikë celularë./albeu.com/


Shtuar 4.06.2023 07:51