Kokainë, armë e municion luftarak në “Audi”, policia arreston 2 persona në Mirditë, drejtuesi i mjetit arratiset

Policia ka vënë në pranga dy persona në Mirditë, B. Gj., 38 vjeç dhe A. L., 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Gj., policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë të dyshuar narkotike e dyshuar kokainë.

Gjithashtu u shpall në kërkim drejtuesi i mjetit, shtetasi E. Gj., i cili duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.

Njoftimi i policisë:

Mirditë, Lezhë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lumthi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Forca Operacionale në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Komisariatin e Policisë Mirditë.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe doza me lëndë narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore në qarkun e Lezhës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Ura e Fanit”, Mirditë, një shtetas qarkullonte me automjet, me armë zjarri pa leje dhe doza me lëndë narkotike gati për shitje, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Lumthi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

  1. Gj., 38 vjeç dhe A. L., 43 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Gj., 33 vjeç, banues në Mirditë dhe punohet për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Gj., ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë të dyshuar narkotike e dyshuar kokainë.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit B. Gj. dhe A. L., si dhe u shpall në kërkim drejtuesi i mjetit, shtetasi E. Gj., i cili duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për shtetasin E. Gj. dhe për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” për shtetasit B. Gj. dhe A. L.


Shtuar 18.02.2022 09:26