Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu u dha mëngjesin e kësaj të mërkure bonusin dy binjakëve që bekuan të parët vitin 2025.
Në spitalin mbretëresha geraldinë uroi dhe 6 familjet e tjera.
Më tej vizitën e vazhdoi te materniteti koço glozheni ku ditën e aprë të vitit erdhën në jetë dy djem.
Në fjalën e saj Minsitrja ne kete takim vuri theksin edhe te investimet e bëra për rritjen e kushteve të shërbimit.
“Këtë vit do të përfundojmë godinën e re të maternitetit duke iu dhënë mundësinë që dhe shërbimi I gjinekologjisë dhe i obsetrikës të ketë kushte bashkëkohore dhe ambiente shumë dinjitoze. Lajmi tjetër I mire është fakti që do të ofrojmë në maternitetin “Geraldinë”, paketën e infertilitetit falas që është një mundësi për gjithë çiftet e reja që nuk mund të sjellin në jetë një fëmijë.”