Koçiu prezanton zv.ministren Majko: Në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin me energji të reja përpara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu prezantoi sot Ina Majkon, e cila u emërua në pozicionin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Keshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Niko Hyka dhe emërimin në këtë detyrë të Ina Majkos.

Ky vendim u mor në mbledhjen e qeverisë në datën 2 korrik, në mbështetje të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Edi Rama.

Zv.ministrja Majko është përfaqësuesja e parë e komunitetit rom në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit dhe do të mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale.


Shtuar 4.07.2025 17:42

Tags: ,