Klubet afrikane mbajnë një minutë heshtje për Duamenan (VIDEO)

Disa ditë më parë Rafael Duamena humbi jetën pas një kolapsi që pësoi në fushë gjatë sfidës Egnatia-Partizani në “Abissnet Superiore”.

Sulmuesi ganez është kujtuar dhe nga kombëtarja e tij, Gana, e cila në sfidën me Madagaskarin vendosën që të mbanin një minutë heshtje në nderë të sulmuesit që humbi jetën në moshën 28-vjeçare.

SHIKONI VIDEO

Me kombëtaren afrikane, Duamena u aktivizua në 9 ndeshje dhe shënoi dy gola.


Shtuar 17.11.2023 17:38