KLP pranon kërkesën e SPAK, Joni Keta zgjidhet kreu i ri i “FBI-së shqiptare” në unanimitet të plotë

Ditën e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh për të diskutuar dhe miratuar projektvendimin “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Joni Keta, është zgjedhur sot kreu i i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Me 11 vota pro, anëtarë të KLP votuan kandidatin e propozuar nga Prokuroria e Posaçme, (SPAK).

Keta mbante postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj.

Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, edhe prokurorë.

Më herët në këtë detyrë ishte Aida Hajnaj.

Ky proces u monitorua nga afër nga partnerët ndërkombëtarë, përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe ata të BE-së.

Të pranishëm në mbledhje, janë përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve dhe të dhe BE.

Joni Keta, do të ketë një mandat 5-vjeçar nën drejtimin e ‘FBI-së shqiptare’.

 


Shtuar 9.12.2025 11:38