KLP përjashtoi gazetarët nga zgjedhja e Kreut të SPAK, Bushati: Republikë bananesh jo prokurorësh

Analisti Andi Bushati ka reaguar pas njoftimit zyrtar të KLP-së, e cila lajmëroi se gazetarët nuk do të jenë të pranishëm gjatë procedurës së votimit për Kreun e ri të SPAK. Kjo për shkak të pjesëmarrjes së lartë përfaqësuesëve të ambasadave.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Bushati shkruan se sipas “shefave” të “republikës së prokurorëve”, më tepër rëndësi se ata që do informojnë publikun shqiptar, kanë ata që do shkruajnë raportet për vendet e tyre. Analisti u shpreh se vendet e gazetarëve do zihen nga ambasadorët, prej të cilëve ka pasur kërkesë të lartë për të qenë spektatorë.

“Republikë bananesh, jo prokurorësh,. KLP-ja, që voton nesër kreun e ri të SPAK, ka njoftuar gazetarët të mos jenë nesër në sallë, pasi vendet e tyre do zihen nga ambasadorët, prej të cilëve ka pasur kërkesë të lartë për të qenë spektatorë. Pra, sipas “shefave” të “republikës së prokurorëve”, më tepër rëndësi se ata që do informojnë publikun shqiptar, kanë ata që do shkruajnë raportet për vendet e tyre. Gazetarët u udhëzuan ta shohin përmes ekranit të RTSh.” shkruan Bushati.


Shtuar 10.12.2025 20:16

Tags: ,