Klopp i jep fund modestisë, nga Opeli 25 mijë paund kalon te një makinë luksi

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, mbërrin për stërvitje me një Bentley 150 mijë paund.

Gjermani 55-vjeçar, ishte në një GT Continental në vend të Opel Insignia-s së tij prej 25 mijë paund.

Ambasadori i markës Opel, Klopp, padyshim që i pëlqente t’i shfrytëzonte paratë e tij në një investim më të mirë.

Ai fillimisht nënshkroi një marrëveshje me markën gjermane të makinave në 2012.

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit ka luajtur në dhjetëra reklama për prodhuesin dhe ka rinovuar marrëveshjen e tij në 2017.

Klopp është një nga menaxherët më të paguar në botë dhe tashmë ai ka ndërruar makinën e tij modeste me një makinë luksi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.05.2022 17:37