Gazetarja e njohur Klodiana Lala, teksa ishte e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet ndaj Suel Çelës dhe disa zyrtarëve.
Lala tha se ka dyshime që Suel Çela, ndikonte për emërimin e zyrtarëve në Elbasan dhe më pas merrte tendera prej tyre.
Madje aq fitimprurëse ishte kjo praktikë, saqë në përgjime ata shprehen se ka më tepër leverdi se trafiku i kokainës.
“Kemi raportuar edhe më herët që ka patur kontrolle të urdhëruara nga SPAK në Elbasan. Janë tre kontrolle te Luan Tabaku, zyrtar në Elbasan te Ujësjellësi, koorinator i PS dhe lidhje e fortë e Suel Çelës. Mariglen Çoku dhe biznesi i Nazif Bajramit.
Rezulton se zoti Tabaku, sipas hetimeve të kryera, është diktuar dhe emëruar nga Suel Çela, sepse në komunikime dhe datat përkojnë dhe thuhet “bisedoni me Luanin se na duhet”. Pra njeri që do t’ju jepte edhe tendera.
Ka një moment për Mariglen Çokun, rezulton se kur u godit organizata e Suel Çelës, administratori i akademisë së futbollit, është gjetur brenda ambjentet e trgetu Agro Ushqimor, në pronësi të babait të Suel Çelës.
Ka dyshime që ky person të jetë lidhje e ngushtë e Suel Çelës, por të ketë qenë në shoqerinë e tij kur është aksioni. Po kryhen hetime për akademinë e futbollit Elbasani.
Disa pasuri të Suel Çelës, regjistroheshin në emra të personave të tjerë.
Pra emëronin drejtuesit e insitucioneve, injektonin para të pista te lidhjet e tyre, me qëllim që të pastroheshin paratë. Nga drejtuesit e institucioneve, kanë përfituar tendera. Prokuroria po sekuestron një sërë tenderash, që janë dhënë për shkak se Suel Çela kishte ndikuar në emërimin e titullarëve.
Suel Çela thotë “mos e keqpërodrni Lanin për gjëra të vogla, se na duhet për gjëra të rëndësishme”. E ka fjalën për Luan Tabakun dhe tenderat. Ka miliona euro që qarkullojnë dhe ka fjali në dosje “nuk duhet të merremi as me kokainë, se kemi tenderat”. Kjo po hetohet”, tha Lala.