KLGJ shkeli ligjin në dëm të qytetarëve

Nga Anila Hoxha 

Normalisht, diksutimet për hartën e re gjyqësore, për të cilën argumentohet se problemi I madh I boshatisjes nga vettingu, do zgjidhet permes krijimit te nje problemi të dytë akoma më të madh po kalojnë para degjuesish të shurdhët.

Qeveria e gjyqësorit në këtë rast i institucionalizuar si Këshilli i lartë Gjyqësor, këmbëngul se duhen shkrirë 18 gjykata me justifikime më teper emocionale sesa të faktuara, të pabazuara në interesin më të lartë të qytetarit sipas parimeve kushtetuese, për një drejtësi eficente, për qytetarin dhe jo për një drejtësi post mortum. Sic po merret

Le ti marrim me radhë faktet

1 . Këshilli i Lartë Gjyqësor në mënyrë flagrante ka shkelur ligjin ‘Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, numër 98/2016. Që të konceptosh dhe te kembengulesh ne një hartë gjyqësore në të cilën të gjitha apelet shkrihen në një të vetme në kryeqytet dhe që të heqësh me një të rënë të lapsit 9 gjykata te juridiksionit të përgjithshëm, duhen vlerësuar jo vetëm konteksti actual.

Por si lidership, Klgj duhet të shikojë akoma më larg, ne kohe dhe ne vleresime, jo vetem në kostot dhe kapacitetet krejt përtokë të gjykatave. Por cka eshte me teper e rendesishme , bazuar ne ekspertienca qe kane treguar se gjykatat vendosen sipas ndarjes territoriale

nenet e këtij ligji të shkelura janë konkretisht neni 14 dhe 15 që flet për parime të rëndësishme mbi të cilat kompetencat tokësore të gjykatave ( pra harta e re) duhet ti garantojë në mënyrë absolute, per cdo kend qe sot eshte nje qytetar e neser edhe vete kryeministri dhe ministrat.
a- ligji urdhëron garantim të aksesit në gjykatë , që lidhet me afërsinë e individit me gjykatat. Kjo afërsi , as që garantohet për qytetarët , sa kohë studimi përmend se qytetarit do ti duhen 4 ore e 56 minuta për të mbërritur dhe anasjelltas për tu kthyer ne qendren e banimit. Kështu që standarti suedes I aksesimit të gjykatave brenda dy orëve ngelet I pakrahasueshëm apo i llogaritur keq sepse në matematikë një plus një vazhdojnë të bëjnë 2.

b- I njëjti nen thekson se kompetencat e gjykatave ( pra harta e re në këtë rast) duhet të ulë kostot, me qëllim përdorimin me efektshmëri të burimeve publike. Kjo hartë nuk I ul kostot e asnjë qytetari , qofshin këto kosto financiare apo shprehur filozofikisht edhe vlerën/kosot e kohës. Burimet publike as që do të përdoren me efektshmëri , sa kohë KLGJ konsideron se do ti lërë nëpunësit nëpër gjykatat nëpër godinat gjyqësore që do mbyllen për të pritur qytetarë. Me fakt do kemi një administratë që do veprojë si Nastradini që kur e panë se po rrinte kot dhe e pyetën : cfarë po bën ? Ai u përgjigj:- ja po mbaj qiellin mos të rrëzohet

c- I njëjti nen i ketij ligji , kërkon rritje të cilësisë dh përshtatshmëri të shërbimeve të ofruara që sdo as mend as llogari për ta kuptuar se cilësia as që do ofrohet, përderisa gjykatat ku do vërshojne dosjet do kalojnë menjehere në kolaps. Cilësisht qytetari do marrë drejtësi në kalendat greke, sepse e vërteta është që gjykata e apelit Tiranë ka kapitulluar me kohe prej stokut te dosjeve që ka. Një gjyqtar gjykon krej i vetem rreth 3 mijë qe e presin ende kapice. Mjafton pak mbledhje dhe zbritje për tu qartësuar se në të vërtetë të gjitha dosjet nga Shqipëria do stivosen dhe kjo gjykatë do kthehet në një magazinë fashikujsh. Për qyetarin nuk mendoi sërisht askush

-argumenti I mungesës së gjyqtarëve është një qarje institucionale nga KLGJ por si ai i ferkimit te duarve nga Ponc Pilati. Mjafton një orientim dhe kërkesë drejtuar egzekutivit për të këmbëngulur në buxhete të mjaftueshme drejt shkollës së magjistraturës, ngritjen e koutave aty dhe prej andej shkollim magjistratësh prokurorë dhe gjyqtarë. Vetëm nëse anëtarët e KLGj të dehur nga ëndërrat e emërimit në gjykatën e Apelit Tiranë që kryhet mbas përfundimit të mandatit që mbajnë , mund ti shtyjë ata drejt një gafe të tillë katastrofike për drejtësinë qe sjell gabime trashanike si mbyllja e gjykatës së Apelit Vlorë, Korcë dhe Shkodër ( shëmbuj sa për ilustrim)

-mjafton një shembull dhe fakt marrë nga përqasja e hartës së re për të cilën egzekutivi duhet ta flakë në kosh. Kjo KLGJ e nderuar propozon hapjen e gjykatës administrative në Lushnjë dhe mbylljen e disa të tjerave me argumentin e ofrimit të drejtësisë pranë banorëve. Ne kete rast gjykata administrative e Lushnjes do mbledhe Saranden, Gjirolastren, Korcen, Vloren Fierin meqe Dendesia e popullsise ne Lushnje eshte e larte. Por Lushnja sipas kalkulimeve të Klgj ka 100 mijë banorë. Sipas të njëjtës matematikë Fieri ka 300 mijë banorë. Por ironikisht ju hiqet drejtësia 300 mijë banorëve te cilet duhet ta kene me larg dhe ju dërgohet 100 mijë të tjerëvë.

Ka një raport të zhdrejtë këtu, fakte që kërcasin dhe llogjike që nuk qëndron dhe akoma me tepër argumente të dobëta ne mos edhe skandaloze nga ana e Klgj.

Nuk po llogaris në këtë shembull qytetarin e Sarandës, Gjirokastrës, Vlorës, apo nga ana tjetër atë nga Tropoja, Kukësi , Shkodra që do vijnë në Tiranë për një padi gjobe policore.

Vërtet e keni?

Se fundmi disa fakte ; gjykata e apelit Tirane numeron 18 mije dosje ne pritje, dhe po gjykon ende 2017

– Ne kohen e gjykates se krimeve te renda qe ishte e vetmja speciale ne rang kombetar, u verejt problemi i rende i mos aksesimit te drejtesise , mbasi per shkak te problemeve me transportin publik deshmitaret nuk paraqiteshin.

– parimi nderkombetar eshte ; dergo drejtesine tek qytetari dhe jo qytetarin tek drejtesia.