Klevis Xhoxhi zgjidhet sekretar i Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi

Klevis Xhoxhi, është zgjedhur sekretar i Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Albana Vokshi po lexon planin e hetimit përpara anëtarëve të Komisionit.

Kujtojmë se në Komisionin Hetimor për PPP e Sterilizimit dhe Check-Up-it, ka pasur një debat mes Albana Vokshit dhe deputetit socialist Plarent Ndreca.

Ky i fundit kërkoi që të kishte dhe një bashkëkryetar për këtë komision, ndërkohë që Vokshi ia ktheu duke shtuar se; kryetarja jam unë!

“Për sa kohë sa jam unë do e drejtoj unë këtë komision. Ka një kryetar. Nuk kemi dy bashkëkryetarë, përndryshe do të ishin dy. Do të ishit dhe ju këtu për të drejtuar. Drejtohet nga kryetari. Kur unë mos të jem, do të jeni ju zoti Ndreca”, tha ajo.