Klevis Balliu: Pse Erion Veliaj nuk është në arrest me burg? Edhe Al Kapone kishte më pak akuza

Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu, teksa ishte i ftuar në studion e SYRI tv, ka komentuar akuzat e rënda ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Klevis Balliu: Po nervozizmin e kishte sepse ai e di se për sa kohë që e kishte mbështetjen e pronarit faktin të SPAK-ut, Edi Ramës.

Ndiheshe i sigurte. Tani që Edi Rama, Nesti Angoni apo me çfarë emri duan ta quajnë sot Ramën i ka nisur ky tmerr, të cilin ai shpesh ka qenë aktor për t’ua bërë të tjerëve.

Dhe në këtë situatë ai shfryn në një gjuhë prej rrugaçi që e përfaqëson atë më së miri, ndaj një të vërtete absolute. Është e vërtetë që ai është larguar.

Justifikimi i atij se po shkoj në Amerikë për të treguar forcën, i kujtojmë që në Amerikë shkoi edhe Saimir Tahiri, takoi Obamën dhe kur u kthye…Nuk i shshpëton dot më foto të vërtetave dhe hajdutlliqeve që ka bërë Erion Veliaj.

Nuk ka foto që e shpëton atë. Nuk ka SPAK që e shpëton atë.

Sepse kjo është një opozitë që nuk i ndahet të vërtetës. Ne do të vazhdojmë deri ditën që të marrë atë ç`ka meriton, që është arrestimi. Dhe mbi të gjitha konfiskimi i parave që ai dhe banda e tij ka vjedhur.

Në këtë kontekst mendoj se gjuha e tij është një prove tjetër e vjedhjeve të tij. Se nëse ti nuk ke problem ti nuk e përdor atë gjuhë.

Pra, e para ne kemi Ilir Metën, ish-presidenti i Republikës, cili është marrë me forcë për ta vendosur atë në masën e arrestit me burg gjatë hetimeve dhe ai nuk i ka akuzat që ka Erion Veliaj, Ka më pak. Pse Veliaj nuk është në arrest me burg?

Sali Berisha është lënë 333 ditë në arrest shpie pa akuzë. Por Erion Veliaj. Si ka mundësi që ti ngre 4 akuza shumë të rënda  dhe ai vijon të punojë.

Ky njeri nuk ka pushtet të ndikojë në hetime? Ky njeri që pastron paratë e krimit të organizuar nuk ka pushtet që të bëjë presion tek prokurorët?

Edhe Al Kapone është akuzuar për më pak. Dhe ky njeri vazhdon të gjezdisi i lirë, dhe justifikimi i tij është se po shkoj në Amerikë. Pse more, shqiptarët në Amerikë me këlyshin e “5D” do të përfaqësohen.

Trafikantët janë përfaqësimi i shqiptarëve. Jo zotëri, shqiptarët në Amerikë dhe kudo në botë, do të përfaqësohen me ata të cilët e kanë denoncuar korrupsion. Me ata që përballen çdo ditë  me mafien e korrupsionit që është Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Dhe prandaj them që bashkë me Veliajn, po kapitullon edhe SPAK edhe gjithë pushteti i narkoshtetit. Fytyra e SPAK-ut është Erion Veliaj dhe kjo është një e vërtetë absolute.


Shtuar 29.12.2024 13:28