Klevis Balliu njofton pjesëmarrjen në Primare: Procesi na bën bashkë

Në një postim në rrjetet sociale, shefi i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu, ka deklaruar se do të jetë pjesë e Primareve.

Ai shkruan se procesi i Primareve i bën bashkë demokratët, pavarësisht situatave të së shkuarës.

“Të dashur miq ! Në respekt të qëndresës tuaj historike dhe të vullnetit dhe kontributit modest që kam, edhe unë do të jem pjesë e primareve dhe ju ftoj të më mbështesni në këtë garë brenda familjes sonë duke votuar numrin 4”, shkruan Balliu.

Postimi:

Të nderuar demokratë!
Pjesmarja në primare, na bën përsëri bashkë,sic kemi qënë në të gjitha betejat me të keqen në cdo cep të Shqipërisë.

Bashkë jemi përballur me sulmet e narkoshtetit, me arrestime dhe dhunën e narkopolicisë.
Bashkë kemi qënë në protestat kundër megavjedhjes Veliaj.

Bashkë kemi qënë në Rrugën e Shpresës në mbrojtje të së drejtës të liderit tonë Prof.Dr.Sali Berishës.
Ky është një bashkim zemrash vullnetesh, idealesh për të sjell më të mirën në shoqërinë Shqiptare.
Kjo vjen kur më e mira më e drejta më e merituara ndodh edhe brënda partisë.

Të dashur miq ! Në respekt të qëndresës tuaj historike dhe të vullnetit dhe kontributit modest që kam, edhe unë do të jem pjesë e primareve dhe ju ftoj të më mbështesni në këtë garë brënda familjes sonë duke votuar numrin 4.

Ju ftoj me dashuri dhe mirënjohje që dhe këtu të jemi bashkë si një ortek, që do të sjelli fitoren e 11 Maj për një Shqipëri me mirqënie për qytetarët e saj.
Me respekt dhe miqsisht, Klevis Balliu


Shtuar 27.02.2025 13:25