Klevis Balliu: Ku e keni shoqen Balluku? Zv.kryeministrja nën hetim ka shumë punë me institucionet e drejtësisë

Ditën e sotme, Kuvendi është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, ku këta të fundit akuzojnë kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, se nuk po i lejon që t`i bëjnë pyetje drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, u shpreh se Belinda Balluku dhe Edi Rama, nuk janë të pranishëm në Kuvend, pasi sipas tij ata kanë shumë probleme me drejtësinë, kryetarët e të cilëve pritet të raportojnë.

“Ku i keni këta të dy, edhe shoqen Balluku edhe shokun Rama, kanë ardhur këto institucione me të cilët këta të dy kanë shumë punë”, tha Balliu, i cili kërkoi që ligjvënësit demokrat të lejohen të bëjnë pyetje.


Shtuar 27.10.2025 11:51