Klasikja mbyllet me triumfin e Bayern, Lewandowski mbetet “thatë” (VIDEO)

Bayern ka mposhtur 2-0 Barcelonën në supersfidën e Grupit C të fazës së grupeve të Champions League.

Më të filluar pjesa e dytë në minutën e 51-të ishte Joshua Kimmich që harkoi nga këndi në zonë për të gjetur Lucas Hernandezin që shënoi nga afër për 1-0.

Jamal Musiala gjeti me një pasim të bukur Leroy Sanen i cili shënoi në portën e Marc-Andre ter Stegen për 2-0.

Bayerni mban kreune  Grupit C me 6 pikë. Barcelona dhe Inter kanë nga 3 pikë, ndërsa Plzen është pa pikë. /albeu.com/

50′ 1 – 0 Lucas Hernández Assist: J. Kimmich

 


Shtuar 13.09.2022 22:48