Mediet italiane kanë bërë të ditur identitetin e shqiptarit të vrarë ditën e djeshme në Itali.
Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Klajdi Bitri, i cili u vra me shtizë peshkimi duke mbrojtur shokun e tij pas një mosmarrëveshjeje në rrugë.
Autori, i cili fillimisht u arratis, u ndalua nga karabinierët mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, shkruan albeu.com.
Ai është një 30-vjeçar algjerian me banim në provincën e Ankonës.
Ngjarjet ndodhën në via Cilea, pikërisht në qendër, përpara syve të habitur të shumë kalimtarëve që ktheheshin nga deti.
Çfarë ndodhi?
I riu shqiptar u qëllua për arsye banale, pas një mosmarrëveshjeje mes shokut të tij dhe autorit.
Klajdi vdiq duke mbrojtur shokun e tij. Mes shokut të tij dhe shoferit të një makine “Polo” nisi një sherr fizik. Më pas algjeriani u kthyer në “Polon” e tij dhe mori një shtizë peshkimi nga bagazhi duke gjuajtur në drejtim të tyre. Klajdi u qëllua në gjoks dhe humbi jetën në vendngjarje, shkruan albeu.com.
Menjëherë pas tragjedisë, autori u largua por u lokalizua disa orë më vonë dhe u arrestua.
Karabinierët po mbledhin dëshmitë e personave që kanë qenë të pranishëm në zonë dhe kanë sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë./Albeu.com/