Është publikuar foto dhe emri i gruas shqiptare që u masakrua mizorisht me thikë në Itali.
Ngjarja e rëndë në Vittoria, në zonën ndërmjet rrugës Adua dhe rrugës Tenente Alessandrello.
Një 37 vjeçare shqiptare, e identifikuar si Bruna Muca Hella, është qëlluar me thikë nga nje person i paidentifikuar në rrugë, e cila është gjetur më vonë nga punonjësit e emergjencës në shtëpinë e saj.
Ajo u vra teksa ndodhej para shkollës së djalit të saj, ndërsa dyshohet se autori mund të jetë bashkëshorti i 37-vjeçares.
Sipas medieve italiane, shqiptarja vdiq gjatë transportit për në spital për shkak të plagëve të rënda që kishte në trup.
Ende nuk dihen rrethanat e vrasjes së gruas, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë./albeu.com