Kjo është deputetja që ka firmosur dy herë për t’i hequr vulën Gazment Bardhit

Deputetja demokrate, Orjola Pampuri, rezulton të ketë firmosur dy herë vendimin për t’i hequr vulën e partisë sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit.

Siç duket nga ky dokument, mes emrave që kanë firmosur për këtë vendim, deputetja Orjola Pampuri ka firmosur dy herë.

Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia e mbledhur në 18 korrik ka vendosur që vula të prodhohet dhe administrohet nga sekretari i çështjeve ligjore dhe zgjedhore Indrit Sefa.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka bërë të ditur se do të thërrasë Këshillin Kombëtar në përpjekje për të penguar zgjedhjet e 29 korrikut.


Shtuar 24.07.2023 19:29