Fotoja që shikoni më poshtë është e 19-vjeçares Kristjana Brakaj që u vra nga partneri shqiptar në Greqi. I riu shqiptar, Qamil Taja 25 vjeç, pasi e qëlloi dhe vrau me dy plumba në kokë, lajmëroi policinë dhe u dorëzua.
Ai pretendonte se ishte nën ndikimin e drogës dhe se ishte çmendurisht xheloz për të. Fqinjët, siç raportojnë mediat greke, kanë dëgjuar përleshje të shpeshta dhe, sipas dëshmive, një javë më parë është dëgjuar një sherr i madh dhe intensiv.
Mësohet se i riu shqiptar punonte në një lokal në Troubë, dhe kreu vrasjen sapo ishte kthyer nga puna.
Edhe 19-vjeçarja punonte në një lokal nate në Kallithea./albeu.com