Mediat greke kanë publikuar detaje të reja për 45-vjeçarin shqiptar të akuzuar për përdhunim.
Nga dëshmitë e dhëna nga fqinjët, ai përshkruhet si njeri i dhunshëm dhe me sjellje problematike, i cili nuk ka ngurruar të dhunojë edhe nënën e tij.
45-vjeçari Spartak Dyrmishi nga Shqipëria , shkruajnë mediat greke, prej tri vitesh jetonte në Paleo Faliro me nënën e tij, pasi ishte divorcuar dhe kishte dy fëmijë.
Muaj më parë siç u raportua edhe më herët ai kishte ngacmuar edhe një grua tjetër e cila kërkoi ndihmë nga fqinjët për të shpëtuar.
Ndërsa është shpallur në kërkim pasi akuzohet se përdhunoi një 38-vjeçare. Ngjarja në fjalë ndodhi në një stacion autobusi në Paleo Faliro në Athinë.
Sipas Policisë, 45-vjeçari u largua nga Greqia të enjten e kaluar dhe u strehua në Shqipëri, por ADN-ja në makinën e gruas e zbuloi atë .