Kishte mbetur i bllokuar në makinë për gjashtë ditë, gjendet rastësisht nga peshkatarët

Një shofer i bllokuar në automjetin e tij poshtë një ure për gjashtë ditë, pas një aksidenti në Indiana, u gjet nga dy peshkatarë rastësisht.

Mario Garcia dhe Nivardo De La Torre, ishin duke pritur për gratë e tyre, kur papritur panë një burrë, kamioni i të cilit ishte përplasur më 20 dhjetor.

Shoferi u dërgua në spital, por fatkeqësisht humbi njërën këmbë dhe tani është në kujdes intensiv.

“Ai u përpoq të bërtiste, por askush nuk e dëgjoi”, tha Garcia. “Ishte qetësi, dëgjohej vetëm zhurma e ujit”.

Reum, një saldator, nuk kishte ngrënë, por mbijetoi duke pirë ujë shiu.

Shoferi i u dërgua në Spitalin Memorial në South Bend.

“Po të mos ishin dy personat që po ecnin këtë pasdite, ky incident me shumë gjasa do të kishte përfunduar ndryshe”.


Shtuar 28.12.2023 12:58