Deputeti demokrat Ervin Salianji ka zbuluar detaje në lidhje me shkarkimin e Gledis Nanos nga detyra e kreut të Policisë së Shtetit.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, në interpelancën me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, Salianji tha se Nano u shkarkua për shkak të lidhjeve që kishte me amerikanët.
“Policia e Shtetit matet me objektiva konkretë. Të ka thënë ish-Drejtori jot i Përgjithshëm që për operacionin “Plumbi i Artë” ka konfirmuar se është dekonspiruar dhe nga 32 persona ju arritët të kapë 18 persona. Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme.
Di sot gjë ku e ke Talo Çelën? Nuk mund të të themi dot gjë që kur Daily Mail pavarësisht se e kemi ruajtur etikën se është rrjedhje nbga hakerimi, por kur Daily Mail di që ai qarkullon në mes të qytetit policia ka informacion dhe nuk ka asnjë veprim. I nxirrni policët nga dy turne për t’i mbajtur kot nëpër postoblloqe, kjo duket që nuk ka vullnet.
Ku e keni Suel Çelën? Di gjë ku ndodhet sot? Po Fatos Gosa, Florenc Çapja, Kamer Meja, Ervis Martinaj që nuk jepni dot përgjigje sot gjallë a vdekur lëre më ta kërkoni?! Ndërkohë që ju e dini dhe po ua them këtu atë që qarkullon nën zë në të gjithë drejtuesit e policisë.
5 minuta para se të shkonte në hotel Policia e Shtetit e keni lajmëruar për t’u larguar sepse keni pasur tjetër plan. Eljo Birti, Festim Qoli, Alket Xhixha, Aleks Çela? Vetëm në një operacion i ke këta. Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë thotë më ka rrjedhur informacioni. Ka njeri përgjegjësi këtu?
E ka ai tjetri. E kuptoj unë këtë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se të kam marrë shifrat dhe prandaj të kam pyetur cili është objektivi. Ju e keni hequr vetëm se ka pasur lidhje me SHBA. Këto të tjerat janë përralla”, u shpreh Salianji./albeu.com/