Kishte lidhje me bandën e Ervis Martinajt, zbulohet roli i efektivit në trafikun e drogës

Të tjera detaje zbulohen lidhur me arrestimin e efektivit Ervis Shkurta, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Raportohet se efektivi ka mohuar para grupit hetimor akuzat, që të jetë i lidhur me grupet kriminale, por provat deri tani tregojnë se ai prej kohësh kishte njohje me grupet kriminale dhe ishte i përfshirë në shkëmbimin e drogës, duke përfituar shuma të mëdha parash.

Burime nga grupi hetimor thanë gjithashtu, se roli i efektivit ishte që të siguronte shkëmbimin e drogës dhe të parave mes grupeve kriminale.

Jo vetëm kaq, por Shkurta dyshohet se kishte njohje dhe lidhje edhe me bandën kriminale të Ervis Martinajt.

Shkurtaj akuzohet për trafik dhe shitje narkotikësh e kryer në bashkëpunim.


Shtuar 23.03.2024 13:05