Kishte hyrë nga Shqipëria, sekuestrohet drogë në Malin e Zi

Policia kufitare malazeze sekuestroi 54 kg marijuanë e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi.

Lënda narkotike e paketuar në pako të vogla u kap në zonën e fshatit Traboin, zonë kufitare, në afërsi të pikës së Hanit të Hotit.

Droga u kap rastësisht gjatë patrullimit të forcave kufitare malazeze, dy thasë me mbishkrim sipër të hedhur në lumin Cijevna.

Për rastin në fjalë janë njoftuar edhe autoritetet shqiptare policore për të vijuar hetimet e përbashkëta.


Shtuar 29.03.2022 14:00