Operacioni i policisë ka vvnë në shënjestër armëmbajtjet pa leje.
Ku gjatë kontrollit të një banese nga policia janë gjetur dhe sekuestruar në çati një kallashnikov dhe municione luftarake.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi H. A., 25 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi i policisë
Vijon bashkëpunimi me qytetarët, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Falë këtij bashkëpunimi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen një armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, shpallet në kërkim 25-vjeçari që i kishte fshehur në çatinë e banesës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara falë bashkëpunimit me qytetarët, se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, një shtetas mbante armë zjarri në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë, në pjesën e çatisë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, dy krehra dhe një sasi municioni luftarak.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi H. A., 25 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./albeu.com