Kishte 3 gra dhe abuzonte me një të mitur, zbulohen detaje për rastin e mjekut: 16-vjeçaren e filmonte gjatë akteve intime dhe më pas…

Gazetarja Klodiana ka zbuluar detaje në lidhje me mjekun Dervish Hasi, i cili ra në prangat e policisë pasi akuzohet se ka shfrytëzuar seksualisht një të mitur, të cilën e prezantonte dhe si gruan e tij të katërt.

Në emisionin “Kjo Javë”, Lala zbuloi mjeku ishte njohur me të miturën në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjatë kohës që ajo kishte qenë duke qëndruar pranë një të afërmi, aso kohe 14 vjeç.

Gazetarja gjithashtu zbuloi se Dervish Hasi e filmonte të miturën gjatë akteve intime dhe pamjet i shpërndante në Whatsapp.

Pjesë nga intervista:

Lala: Vajza kishte shkuar në spitalin Shefqet Ndroqi për të qëndruar pranë një të afërmi dhe aty ka filluar kontakti i tyre. Kanë shkëmbyer numrat kur vajza ishte vetëm 14 vjeçe. Familja e saj është përpjekur për ta larguar nga mjeku kirurg, por nuk ia doli dot. Vajza filmohej gjatë akteve intime dhe në pozicione jo të hijshme dhe më pas ndahej në rrjetin social Ëhatsapp. Mjeku kirurg ka qenë me precedent të mëparshëm penal.

Pyetje: Cila ka qenë dëshmia e vajzës?

Lala: Vajza ka dëshmuar se lidhja ka qenë me dëshirë. Ajo pretendon se janë martuar para një hoxhe. Jam e pirur ta marr me rezerva dëshminë e vajzës, por dua të kuptoj pse nuk është identifikuar nga autoritetet hoxha. Dua të theksoj se respektoj lirinë fetare. Nuk dimë se në cilën xhami është kryer kjo martesë?

Gruaja e dytë e mjekut ka një fëmijë me të dhe një nga një lidhje e mëparshme. Dervish Hasi është kunati i një a ka të tjerë që fshihen pas këtij mjeku?


Shtuar 27.01.2024 19:26