Kishin zënë plazhin publik me çadra e shezlongë, ndiqen penalisht dy qytetarë në Durrës

Dy shtetas janë proceduar penalisht nga Policia e Durrësit pasi kishin vendosur shezlongë dhe çadra në hapsirën publike të përcaktuar nga Bashkia e qytetit.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Dh. D., 52 vjeçe dhe V. P., 51 vjeç, banues në Durrës.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në plazhin e “Porto Romanos”, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Policia e Durrësit është e vendosur në parandalimin e krimeve mjedisore dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të mos kryejnë asnjë veprim pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu fton qytetet të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112 duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin”, thuhet në deklaratën e Policisë./albeu.com/


Shtuar 14.08.2021 13:18