Kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës, shpëtohen dy turistët e huaj

Dy turistë të huaj janë shpëtuar pasi kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës për shkak të motit të keq.

Një helikopter u vu në dispozicion për shpëtimin e tyre.

Ministri Niko Peleshi e ka bërë të ditur lajmin, teksa njofton se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

“Efektivët e kërkim shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq. Ata u shpëtuan me dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka shkruar ai.


Shtuar 25.06.2023 18:47