Tre emigrantë të paligjshëm nga Sudani të cilët po lëviznin në segmentin rrugor Korçë – Dardhë u shoqëruan nga Policia Kufitare.
Sipas burimeve ata kishin depërtuar në territorin shqiptar nga kufiri tokësor me Greqinë me qëllim për tu larguar drejt vendeve të BE- së, ndërsa janë dërguar në qëndrën pritëse të emigrantëve në Kapshticë.
Mësohet se emigrantët të cilët kishin kaluar për herë të parë kufirin, i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe gjendja e tyre shëndetësore ka rezultuar pa probleme ndërsa do të vijohet më tej me intervistimin e tyre dhe procedurat e tjera ligjore.
