Policia greke ka ndjekur si nëpër fima dhe ka arrestuar 31 emigrantë të paligjshëm të cilët ishin nisur nga Ilia drejt Shqipërisë.
30-vjeçari i huaj që kishte marrë nga Peloponezi, 31 punëtorë krahu nga Pakistani, Bangladeshi dhe India që ndodheshin ilegalisht në Greqi, ishte paguar nga 100 euro për t’i transportuar me furgon në kufi, për të kaluar përmes Shqipërisë.
Kur punonjësit e policisë së Sigurimit të Igumenicës dhe Reparti i Rojës Kufitare Filiaton i kanë vënë re, drejtuesi i mjetit ka rritur shpejtësinë dhe ka tentuar të shmangë kontrollin e policisë duke bërë manovra të rrezikshme.
Furgoni u bllokua, por shoferi e braktisi dhe u largua në këmbë, duke arritur t’i shpëtojë policisë, e cila megjithatë arrestoi 31 emigrantët dhe pak më vonë zbuluan në zonën e gjerë bashkëpunëtorët e 30-vjeçarit që kishte roli i eskortës në një automjet tjetër.
Ndaj tyre dhe 30-vjeçarit të shpallur në kërkim është ngritur një kallëzim penal për kryerjen e veprës penale të transportit të emigrantëve të paligjshëm dhe u dërguan në Prokurorinë e Plimmeliodikit Thesprotia, ndërsa u sekuestruan dy automjetet që përdornin.