Një 38-vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur aksidentalisht kushëririn e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Munushtir i Vjetër në Përmet.
Dy kushërinjtë kishin dalë për gjueti së bashku kur ka ndodhur ngjarja.
Ai akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut.
/albeu.com