Janë zbardhur pamje nga aksidenti në Fushë Krujë-Milot ku mbeten të plagosura 3 vajza të reja nga Kosova.
Ato u plagosën nga përplasja që ndodhi mes dy mjeteve tip “Benz”.
Dyshohet se një prej tyre me shpejtësi të madhe bëri një parakalim të gabuar.
2 makinat me drejtues A. Sh. dhe F. K janë përplasur dhe për pasojë janë plagosur pasagjerë A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe. Tre vajzat janë dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/