“Gjithçka e kam bërë për të mbrojtur fëmijët e mi pasi kisha frikë për ta”, tha ai.
Kështu është shprehur Jetnor Zhaboli, i arrestuar disa ditë më parë në Tiranë pasi mbante të ngujuara në shtëpi nënën me bashkëshorten dhe fëmijët e mitur.
Gjykata ka dhënë sot vendimin me 20 ditë burg për 35-vjeçarin.
Prokuroria kishte kërkuar qe ai të qëndrojë në qeli, për 30 ditë deri sa te dalë ekspertiza mjeko-ligjore që do të percaktojë gjenden e shëndetit mendor. Në seancë avokati ka kërkuar shtrim të përkohshëm në spital deri në rezultatet e akt-ekspertizës./albeu.com