“Kisha borxhe për të shlyer”, burg për shqiptarin në Angli, u kap në “shtëpi” bari (EMRI)

Një 38-vjeçar nga Shqipëria, i identifikuar si Olsi Tafani, është dënuar me 11 muaj burg në Angli pasi u kap në një shtëpi bari.

Ai u arrestua kur policia bastisi pronën në orën 18:00 më 12 dhjetor, dhe gjeti 120 bimë kanabis të rritur në një dhomë gjumi, 145 bimë kanabis të korrur në një dhomë tjetër gjumi dhe 150 fidanë në papafingo.

Mediat britanike shkruajnë se ai mbërriti në Britani me një gomone, dhe se për të shlyer borxhin prej 10 mijë paund ndaj bandës që i mundësoi kalimin e paligjshëm, u detyrua të kujdesej për bimët e kanabisit në një shtëpi në Burslem.

Në deklaratën e tij në polici, Tafani tha se mbërriti në Britani në gusht të vitit 2022, pasi kishte parë një video në rrjetet sociale që ofronte për të çuar shqiptarët në MB.

Shqiptari është shprehur se ai dhe familja e tij është kërcënuar, dhe se i duhej sipa tij, të bënte punën që i dhanë për të shlyer borxhin ose do të vritej./Albeu.com/


Shtuar 24.02.2023 11:24