“KINI KUJDES!”/ Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron qytetarët: Në ditët në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 40°C

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka ndarë një paralajmërim për qytetarët, ku thuhet se në ditët në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 40°C. Këto temperatura rrisin ndjeshëm rrezikun për zjarre dhe pyje dhe zona rurale.

Gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëvë të tregojnë kujdes të shtuar, në veçanti të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

POSTIMI I PLOTË: 

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bazuar në parashikimet e IGJEO dhe ERCC paralajmëron se në ditët në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, duke rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale.

U bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta dhe tregoni kujdes me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.

Raportoni çdo zjarr apo tym në numrin 128 ose 112!
Respektimi i masave parandaluese shpëton jetë, pronë dhe natyrën! Bashkëpunimi juaj është jetik për një verë të sigurt .


Shtuar 24.06.2025 15:55