Kina, Irani dhe Rusia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta këtë javë

Forcat detare nga të tre vendet po organizojnë stërvitje të përbashkëta në Gjirin e Omanit këtë javë, tha ministria e mbrojtjes e Kinës.

Kina dhe Irani kanë qendruar aleatë me Rusinë gjatë pushtimit të Ukrainës, me Iranin që furnizon Moskën me drone që janë përdorur në territorin ukrainas.

Pekini nuk i ka dhënë Rusisë armë ose nuk e ka mbështetur haptazi pushtimin, por ka mbajtur lidhje të ngushta tregtare dhe ka refuzuar të dënojë luftën.

Edhe vende të tjera po marrin pjesë në stërvitjet “Security Bond-2023”, shtoi ministria kineze e mbrojtjes.

“Kjo stërvitje do të ndihmojë në thellimin e bashkëpunimit praktik midis marinave të vendeve pjesëmarrëse… dhe do të injektojë energji pozitive në paqen dhe stabilitetin rajonal,” thuhet në një deklaratë.

Stërvitjet vijnë në mes të tensioneve të rritura midis SHBA-së dhe Kinës.

Rusia, Kina dhe Irani zhvilluan stërvitje të ngjashme vitin e kaluar dhe në 2019./albeu.com