Ambasadorja e SHBA-në në Tiranë, Yur Kim ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.
Kim, përmes një postimi në Twitter shkruan se me Manjën ka diskutuar progresin dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e reformës në drejtësi. Ajo shprehet se shqiptarët meritojnë rezultate nga kjo reformë.
“Takimi shumë produktiv me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja për të diskutuar progresin dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e reformës në drejtësi. SHBA mbështet fokusin këtë vit në: eliminimin e mangësive dhe joefikasitetit, veçanërisht për të reduktuar numrin e lëndëve të pazgjidhura në gjykatat administrative; përgjigjen në kohë, transparente dhe kuptimplotë ndaj shqetësimeve të qytetarëve për kërkesat dhe të drejtat pronësore, gjë që është gjithashtu e rëndësishme për të tërhequr investime të huaja dhe për të përmbushur standardet e BE-së; dhe imponimi i pasojave për zyrtarët që përfshihen në korrupsion. Njerëzit meritojnë rezultate reale nga reforma në drejtësi”, shkruan Kim./albeu.com