Kim takim me Manjën, zbardhet biseda mes tyre

Ambasadorja Yuri Kim wshtw takuar dje me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE.

Ambasadorja theksoi sërish që Presidenti Biden në qershor 2021 e identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare, sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, progresin dhe demokracinë.

Takimi i paraprin pjesëmarrjes së Ministrit Manja në Konferencën e Njezetë Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IACC) në Uashington, DC, 6-10 dhjetor.


Shtuar 23.11.2022 13:28