Kim Kardashian, diplomim mes shakasë dhe kritikave: “Nuk e bëra për publicitet”

Kim Kardashian ka folur me sinqeritet për përkushtimin e saj në ndjekjen e karrierës juridike, teksa në episodin e ri të The Kardashians, të transmetuar të enjten, 11 dhjetor, u organizua një festë surprizë për të shënuar diplomimin e saj nga shkolla e ligjit pas gjashtë vitesh studimi. Mes të ftuarve ishte edhe analisti politik dhe avokati Van Jones, personi që e kishte inkurajuar Kim-in të ndiqte këtë program.

Në një rrëfim personal, 45-vjeçarja tregoi: “E gjithë kjo rrugëtim kërkoi një ekip. Gjithçka filloi me Van Jones, i cili më rekomandoi këtë program.”

Gjatë fjalimit të tij, Jones e quajti hyrjen e Kardashian në botën e drejtësisë penale “një mrekulli”, duke theksuar se ajo solli vëmendjen e publikut në një fushë të vështirë dhe shpesh të nënvlerësuar. Ai shtoi me humor se, edhe pse disa njerëz e akuzuan nismën si një “stunt publicitar ”, askush nuk do të shpenzonte gjashtë vite thjesht për publicitet.

Megjithatë, Kardashian e mori komentimin me sportivitet. “Ky njeri nuk më njeh,” tha ajo me shaka. “Kim K. do të merrte gjashtë vite për një stunt publicitar… do të ishte stunt-i më i zgjuar ndonjëherë!” Ajo sqaroi se ndonëse e tha me humor, motivi i saj për të hyrë në juridik ishte i vërtetë dhe i sinqertë.

Kardashian dhe Jones kanë punuar së bashku në reforma të drejtësisë penale, bashkëpunim që dikur solli edhe thashetheme për një lidhje mes tyre, diçka që të dy e mohuan publikisht dhe me humor.

Pavarësisht diplomimit, Kardashian konfirmoi në nëntor se nuk e kaloi provimin e Kolegjit të Avokatëve të Kalifornisë, por mbetet e vendosur ta provojë sërish.


Shtuar 11.12.2025 11:10