Gazetari Mentor Kikia duke komentuar situatën në Partinë Demokratike, thotë se Basha do të dalë një ditë nga zyra e tij herët a vonë. Në studion e “Log.”, Kikia, teksa i referohet betejës Basha-Berisha, thekson se nuk mund të pritet rikthimi i demokracisë nga ky i fundit pas 30 vitesh.
Sipas gazetarit, Berisha, i cili kërkon largimin e Bashës, duhet të hapë procesin, por të mbajë duart larg, që në fund të dalë një lidership i votuar.
“Basha do të duhet të dalë nga zyra herat a vonë. Jam dakord që ata njerëz që e mbështesin Berishën janë pak para karizmës së tij në sheshe, por bëhet fjalë për tubime brenda partisë. Dhe unë them që është e tmerrshme të presësh rikthim demokracie pas 30 vitesh. Berisha do të duhet të ndezë zjarrin por të mos e djegë. Të hapë procesin por të mbajnë duart larg. Në fund të dalë një lidership i votuar dhe sprovuar. Nëse Berisha do të vazhdojë të heqë një mëkëmbës se i doli i pabesë të vejë një mëkëmbës të besës PD do të prekë fundin,” tha ai.
Ndërkohë, ish-sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata duke folur për situatën në PD, thotë se Basha duhet të kishte një sjellje tjetër në Kuvend, pasi e cilësoi 25 prillin si masakër elektorale. Sipas tij beteja për Berisahën doli për mirë, ndërsa i referohet debatit të brendshëm që ka lindur.
“PD humbi zgjedhjet për herë të tretë. Ne ishim koshient që popullin në rrugë nuk e nxirrnin sepse e provuam në 2019. Problemi është që mund ta çojë partinë në degjenerim, ta shpërndajë.Çfarë opozite do bënim? E bënte dot kjo opozitë që ti nuk e meriton të marrësh votëbesimin këtu, të hedhësh gaz lotjsjellës siç ka bërë Albin Kurti. Beteja për Berishën doli për mirë. Dje ka pasur debat në PD, nuk e di sa i vërtetë është. Është thënë që Berisha ka 80% të PD pas vetes, dhe kjo është pranuar nga Basha,” tha Gjata./abcnews.al