Kievi sulmohet me raketa, ndërsa liderët botërorë dënojnë pushtimin rus të Ukrainës në samitin G20

Kievi është sulmuar me raketa, thotë kryebashkiaku i qytetit, ndërsa liderët botërorë dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, raporton BBC.

Raportimet e para thonë se të paktën dy raketa goditën lagje banimi në Kiev.

Vitali Klitschko tha se dy ndërtesa apartamentesh u goditën në rrethin Pechersk, ndërsa shtoi se janë hedhur dhe raketa të tjera mbi qytet.

Ende nuk dihet nëse ka viktima, megjithëse Klitschko tha se mjekët janë në skenën e sulmeve me raketa.

Ndërkohë, sirenat e sulmit ajror po tingëllojnë sërish në të gjithë Ukrainën.

Vendi ka pësuar ripërtëritje të sulmeve javët e fundit, pavarësisht se ka bërë një fitim të rëndësishëm në rajonin Kherson javën e kaluar kur trupat ruse u tërhoqën./albeu.com