Forcat e armatosura të Ukrainës thanë sot se kishin vrarë komandantin e flotës ruse të Detit të Zi, Viktor Sokolov, në sulmin që kryen të premten kundër shtabit të përgjithshëm të flotës ruse në Sevastopol, në Krimenë e aneksuar.
“Tridhjetë e katër oficerë, duke përfshirë komandantin e Flotës Ruse të Detit të Zi, u vranë nga sulmi”, njoftuan forcat speciale ukrainase përmes platformës Telegram.
Forcat speciale të Ukrainës raportojnë se sulmi i së premtes në flotën ruse të Detit të Zi në Sevastopol vrau 34 oficerë, përfshirë komandantin e flotës Viktor Sokolov. 105 banorë u plagosën.
Vihet re se pak ditë më parë Ukraina mori përgjegjësinë për sulmin me raketa në selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Krime.
Ushtria ukrainase tha në mënyrë të veçantë se kishte “goditur me sukses” bazën detare në Sevastopol, por nuk dha detaje të mëtejshme rreth sulmit.
Të paktën një raketë goditi selinë e flotës ruse të Detit të Zi në portin e Krimesë të Sevastopolit, ka njoftuar guvernatori lokal Mikhail Raznozaev në Telegram.
“Armiku nisi një sulm me raketa në selinë e flotës”, shkroi Guvernatori i Sevastopolit Mikhail Raznozaev në Telegram, duke shtuar se mbeturinat ranë pranë resortit aty pranë.