“Kiara pu*ana”, pse produksioni mbyll veshët për deklaratat skandaloze të Amosit (Video)

Debati mes këngëtarit Luiz Ejlli dhe aktorit Amos Zaharia ka degraduar brenda shtëpisë së Big Borther.

Gjatë një debati që pati dyshja, Amos dëgjohet duke iu drejtuar me tone të ashpra Luizit: “Krisu ti dhe ajo putana joe. (duke iu referuar Kiarës).

Mallkimet që të digjet bashkë me shaminë në një pishinë të mbushur me benzinë apo se do e lidhë në një pemë në mal duke qëndruar i zhveshur janë disa nga deklaratat e rënda të akorit.

Por ajo që bie në sy është se produksioni i Big Brother nuk ka reaguar ndaj asnjërës prej deklaratave të aktorit.

Vlen të theksohet fakti se asnjë prej deklaratave të rënda të  Amosit nuk janë transmetuar gjatë primeve apo në rrjetet sociale të Big Brother.

Ka qenë publiku ai që ka reaguar ashpër ndaj Amosit duke i kërkuar produksionit që të marrë masa./Albeu.com/


Shtuar 7.02.2023 12:01