Qeveria e Kosovës ka reaguar pas një deklarate të KFOR, që tha se nuk ishte e qartë në lidhje me vendin ku tre policët e Kosovës ishin, kur u rrëmbyen nga forcat serbe.
Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, i është përgjigjur reagimit të KFOR-it me ironi.
Drejtuar komandantit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuçia, Zulfaj thotë se tashmë është e paqartë ku ndodhet ky i fundit.
“Pas të gjitha dëshmive që i ofruam ne, duket se është e paqartë se ku ndodhet Komandanti Ristuçia, jo se ku ishin policët e Kosovës”, ka shkruar Zulfaj.
After all the evidence we provided it seems that it is unclear where Commander Ristuccia is, not where Kosova Policemen were. https://t.co/xkxcmtAXEI
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) June 16, 2023