Këto janë gjërat që pastroni më shpesh nga sa duhet në shtëpinë tuaj

Pastërtia është gjysma e fisnikërisë, por a e teproni ndonjëherë? E vërteta është se në shtëpi ka disa objekte dhe hapësira që nuk kemi nevojë t’i pastrojmë aq shpesh sa jemi mësuar.

Ndoshta, megjithatë, ju besoni ndryshe. Shikoni katër nga ato me të cilat nuk duhet ta teproni më poshtë…

Jorganet dhe mbulesat

Nëse nuk keni kafshë shtëpiake që ngjiten vazhdimisht në shtrat me ju, mbulesat nuk kanë nevojë për pastrim javor. Pastrojini ato një herë në fund të dimrit.

Perde

Perdet nuk kanë nevojë për larje aq shpesh sa mund të mendoni, përveç nëse pini duhan brenda. Përndryshe, dy herë në vit është e mjaftueshme.

Jastëkët

Çarçafët dhe këllëfët e jastëkëve duhen pastruar çdo javë sepse bien në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Megjithatë, vetë jastëkët duhet të lahen çdo 3-6 muaj. Larja më e shpeshtë i shkatërron ato.

Furra

Nëse jeni mësuar ta pastroni furrën tuaj çdo javë, mësoni se nuk keni pse ta bëni këtë. Nëse njollat i fshini kur krijohen, atëherë mjafton të pastroni furrën tuaj 2-3 herë në vit.


Shtuar 6.06.2023 23:20