Kur ndiheni sëmurë përgjatë dimrit, ju e dini se mund të jeni prekur nga gripi. Gëlltitja e ushqimit bëhet e vështirë, ju dhemb koka, keni temperaturë, apo kolla nuk ju ndalet.
Më poshtë ju sjellim disa nga simptomat e gripit, të cilat nuk duhen injoruar.
1. Sa të rënda janë simptomat?
Gripi dhe i ftohti kanë pothuajse të njëjtat simptoma, temperaturë, ethe, kollë etj. Megjithatë simptomat e gripit vijnë më shpejt dhe janë më të rënda sesa i ftohti.
2. Keni dhimbje
Shpeshherë gripi shkakton dhimbje trupi. Nëse keni grip, muskujt dhe nyjet tuaja do t’ju dhembin.
3. Keni ethe
Nëse shikoni që termometri kalon temperaturën 38 gradë, ju do të keni ethe. Efekti i etheve është shumë i dëmshëm në shëndet, sidomos te fëmijët e vegjël. Mos u habisni nëse ethet zgjasin disa ditë, ethet ndonjëherë janë të nevojshme pasi luftojnë infeksionet.
4. Ndiheni të pafuqishëm dhe të lodhur
Kur ju prekeni nga gripi, menjëherë trupi bëhet i dobët dhe nuk ka fuqi. Kjo zgjat për disa ditë nëse jeni ftohur. Nëse jeni me grip zgjat disa javë.
5. Dhimbje barku
Të gjithë viruset e gripit, kanë ndikim te stomaku juaj. Ju do të keni të vjella, diarre, ose dhimbje stomaku.